Rrëshqitje masive gurësh në Librazhd-Prrenjas, bllokohet një korsi e rrugës

0
195

Reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar dëme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka pasur rrëshqitje masive gurësh, të cilat kanë bllokuar njërën korsi. Si pasojë, është rënduar trafiku dhe firma e pastrimit po punon për zhbllokimin e aksit për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.