Rrëshqitje masive të tokës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshmenë fshatin Spathar në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit.
Rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore ka pasur sërish rrëshqitje dheu.Rrëshqitja është përshkallëzuar më tej edhe në orët e vona të pasdites, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë. Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha, si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit


