Ndonëse ngjajnë me varreza historike që koha i ka mbuluar me harresë dhe bimësi, në fakt këto janë varrezat publike të Elbasanit. Bimësia e cila arrin deri në lartësinë e trupit të njeriut, po mbulon gjithçka.
Në këtë situatë edhe njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë varret e familjarëve të tyre, siç është rasti i kësaj zonje.
Sikur të mos mjaftojë bimësia, rreziku nga insektet e ndryshme e deri tek gjarpërinjtë është i lartë.
Edhe aty ku njerëzit pastrojnë vetë barishtet, mbeturinat lihen në rrugicat e varrezave, ndërsa bashkia që i ka në administrim duket se ka kohë që nuk dërgon ndonjë punonjës tek varrezat publike.
Madje zyrtarët e bashkisë nuk kanë mundësi as të përgjigjen në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve elbasanas.