
Një grua në Sussex ka marrë mijëra komente negative në rrejte sociale, për shkak se vendosi të bënte një fotografi e shtrirë në shinat e trenit. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin tronditës.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shtrihet në shinat e trenit e shtiret si e vdekur, ndërsa gruaja tjetër që e shoqëronte e fotografon.
Ajo që ka nxitur irritimin e përdoruesve të rrjetit, është fakti se trau ishte ulur për kalimin e makinave, e shumë shpejt në atë vend do të kalonte treni. Fatmirësisht gratë kanë arritur t’ia hedhin paq kësaj here dhe nuk pësuan lëndime.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Sussex-it, e cila thotë: Trenat kalojnë në atë vend shpesh dhe me një shpejtësi prej 100 km/h.
Ajo që bënë gratë është e pa imagjinueshme. Nuk mund të rrezikosh jetën për shkrepjen e disa fotografive.



