Rreziqet e të fjeturit me telefonin afër

0
240

Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni ka realizuar një udhëzues për rrezet e celularëve dhe si mund të minimizoni ekspozimin ndaj tyre, ndërkohë që zyrtarët e shëndetit në Kaliforni kanë një mesazh të ri sigurie për përdoruesit e telefonave.

“E dimë që shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë e përdorimit të celularëve. Kur flini, mbajeni telefonin të paktën një krahë larg nga trupi. Gjithashtu, mos e mbani celularin në xhep, mbajeni atë ose në kuletë ose çantë”, këshillon dr. Karen Smith, nga Departamenti i Shëndetit publik në Kaliforni.

Në udhëzues gjithashtu rekomandohet:

Të minimizohet përdorimi celularit kur sinjali është i dobët.

Të minimizohet përdorimi i celularit për të shkarkuar ose ngarkuar skedarë të mëdha.

Mbajeni telefonin larg nga shtrati.

Hiqni kufjet kur nuk jeni duke folur në telefon.

Hiqni kufjet kur nuk jeni duke folur në telefon.

Edhe pse nuk ka një studim shkencor përfundimtar, disa studime sugjerojnë një lidhej të mundshme mes përdorimit të celularit dhe rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor dhe riprodhues, si dhimbje koke, probleme me kujtesën, dëgjimin, gjumin deri edhe tumor në tru apo probleme me fertilitetin tek meshkujt.