Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një në Haiti. Avioni po fluturonte nga kryeqyteti Port-au-Prince në qytetin jugor të Jacmel, tha shefi i policisë Pierre Belamy Samedi, sipas Reuters.
“Pashë pesë trupa që nuk po lëviznin dhe të paktën tre persona të plagosur”, tha ai.
Piloti ishte në mesin e pesë viktimave në bordin e avionit. Si pasojë e përplajes, gjithashtu humbi jetën një shofer motoçikletë dhe u plagosën pesë të tjerë, sipas gjyqtarit Moise Jean.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital. Samedi tha se avioni goditi gjithashtu një kamion që transportonte mallra konsumi.
“Jam thellësisht i pikëlluar, pas rrëzimit të avionit në rrugën Carrefour, i cili ka shkaktuar viktima dhe të plagosur”, tha kryeministri Ariel Henry.
/abcnews.al