Një aeroplan rus mallrash “Antonov AN-12” u rrëzua më herët sot në qytetin siberian të Irkutsk.
Dyshohet se nga rrëzimi ka 2 viktima.
Sipas zyrtarëve të Moskës në bord ndodhej një ekuipazh deri në tetë persona.
“Në orën 14.50 me orën e Moskës, avioni An-12 që fluturonte midis Yakutsk dhe Irkutsk u zhduk nga radarët.”
Sipas medieve ruse, avioni që transportonte mallra ishte duke u përgatitur për t’u ulur kur komunikimi me Kullën e Kontrollit u ndërpre, ndërsa burime në Ministrinë e Situatave të Emergjencave raportuan se njësitë e kërkim-shpëtimit nxituan në një zonë 7 km jashtë Irkutsk.
Avioni është në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, citoi agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë autoritetet bjelloruse.