Rrëzohet helikopteri i Antidrogës, humbin jetën pesë policë

0
229

Pesë efektivë humbën jetën të dielën, 30 maj, kur një helikoper që i përkiste policisë anti-drogë u rrëzua në një rajon verior të Kolumbisë.

Ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor.

Presidenti, Ivan Duque,në një postim në Twitter shprehur ngushëllimet për vdekjen e 5 policëve.

Kreu i shtetit shtoi se do të hapet një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Duque shprehu solidaritetin e tij me familjet e heronjve të policisë, që siç thotë ai, dhanë gjithçka për vendin.

ora