Selena Gomez befasoi shikuesit kur doli në transmetimin e drejtpërdrejtë këmbëzbathur së bashku me Martin Short, 71 vjeç.
Por kjo kishte një arsye!

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo u rrëzua para fotografëve dhe vendosi që në skenë të dalë pa taka, ndoshta për të mos rrezikuar më.

Shumë persona duartrokitën yllin e “Disney Channel” se i dha përparësi rehatisë mbi modën.
Fansat e vunë re menjëherë vendimin e yllit për të hequr dorë nga këpucët – dhe ndanë reagimet e tyre argëtuese në mediat sociale.
© SYRI.net


