Rrëzohet nga motori, humb jetën 45-vjeçari në Lushnje

0
123

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Lushnje, pasi ka rënë nga motomjeti me të cilin udhëtonte në rrugë.

Sipas policisë 45-vjeçari ka humbur jetën pasi është rrëzuar në tokë, pasi ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi:

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.