Rrëzoi avionin me 67 pasagjerë në bord? Putin: Kërkoj falje! Incidenti tragjik ndodhi kur sistemet ajrore po godisnin dronët ukrainas

0
2

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të shtunën presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” të së mërkurës që ndodhi në hapësirën ajrore ruse, si pasojë e të cilit u rrëzua një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit.

Avioni u përfshi nga flakët dhe u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi devijoi nga trajektorja e fluturimit nga Rusia jugore, pas njoftimeve se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Të paktën 38 persona u vranë. Katër burime me dijeni për përfundimet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për ngjarjen i thanë agjencisë Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin.

“(Presidenti) Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave, si edhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kremlini në një deklaratë.

“Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini. Kremlini tha se telefonata u bë me kërkesë të Presidentit Putin.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, kishte thënë se avioni i ishte nënshtruar një goditjeje nga një objekt i jashtëm në hapësirën ajrore ruse, gjë që shkaktoi humbjen e plotë të kontrollit dhe uljen e detyruar në qytetin kazak të Aktaut, sipas zyrës presidenciale të Azerbajxhanit.

Avioni i pasagjerëve Embraer EMBR3.SA po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në Grozni, në rajonin jugor të Çeçenisë të Rusisë, përpara se të devijonte qindra kilometra në Detin Kaspik