Rriten çmimet në mars/ INSTAT: Norma e inflacionit u rrit në 2.1 përqind

0
2

Pas dy muajve në të njëtin nivel inflacioni pësoi një rritje të lehtë gjatë muajit mars të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se inflacioni u ngjit në 2.1% nga 1.9% që ishte një muaj më parë. Instituti i statistikave ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit qe tregon se ne mars të ketij viti inflacioni vijoi te qendroj nen objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë prej 3%.

Të gjitha vlersimet janë që inflacioni do të rikthehet në objektiv gjatë mesit të këtij viti ndërsa Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarë asnjë vendim për lehtësim të politikës monetare gjatë këtij viti.Aktualisht norma bazë e interesit qëndron ën nvielin 2.75%.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2025 është 2,1 % ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Krahasuar me muajin Mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Ushqime dhe “Veshje e këpucë” . Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5 %.

Lufta tregtare e nisur pas tarifave Trump ka rikthyer frikën se inflacioni mund të rritet përsëri në vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm.Megjithë gjithçka do të varet nga reagimi që do të kenë shtetet në lidhje me tarifat tregtare që ka vendosur Trump./abcnews.al