Matura e këtij viti ka regjistruar edhe numrin më të lartë të mbetësve në provimin e gjuhës së huaj, referuar tre viteve të fundit. Sipas të dhënave nga “Portali Studentor” këtë vit në provimin e gjuhës së huaj rezultuan mbetës 2199 maturantë, krahasuar me Maturën 2020, ku kishte 1,232 maturantë mbetës dhe me vitin 2019 ku u regjistruan 1,154 maturantë me notën 4.
Po kështu matura 2020 ka regjistruar edhe numrin më të ulët të maturantëve të vlerësuar me notën 10 në provimin e gjuhës së huaj, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Këtë vit me notën maksimale janë vlerësuar 36 maturantë, krahasuar me 182 maturantë në 2020 apo 63 maturantë në 2019.
Matura 2021
Me note 10.00 – 36 maturantë
Me note 4.00 (mbetës) – 2,199 maturantë
Matura 2020
Me note 10.00 – 182 maturantë
Me note 4.00 (mbetës) – 1,232 maturantë
Matura 2019
Me note 10.00 – 63 maturante
Me note 4.00 – 1,154 maturante
A2