Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje të paktën me 30 për qind që nga koha kur në vend është shpallur pandemia dhe vendi hyri në izolim.
Ky fenomen shqetësues gjen shtrirje edhe në bashki të vogla, sikurse është Belshi. Izolimi , i pasuar me probleme ekonomike e sociale, vecse ka rënduar mardhënien në cift. Kjo ka sjellë dhe dhunë mes ciftëve, ku nga të dhënat që jep zyra vendore keshillmore në bashkinë Belsh evidentohen të paktën 3 raste viktima të dhunës në familje që nga shfaqja e pandemisë.
Organizatat që monitorojnë këto raste besojnë se kjo shifër do të ishte shumë më e madhe sikur të gjitha viktimat, sidomos gratë, të kishin mundësinë dhe guximin të lajmëronin ushtrimin e dhunës ndaj tyre, sidomos në zonat rurale.
Psikologija e cila ka asistuar raste të dhunës në familje ndalet specifikisht te shkaqet se përse dhunojnë mëshkujt shqiptarë.
Jane mbi 45 gra dhe vajza qe kane kerkuar urdher mbrojtjeje në Belsh, ku 10 prej të dhunuarve jane strehuar ne qendra sociale. Masa penale jane marre edhe ndaj bashkeshorteve te tyre te cileve ju eshte dhene kategorikisht urdher te mos iu afrohen ish bashkeshorteve te tyre. /elbasaniflash.al