Rriten rastet e fruthit në Europë, OBSH bën thirrje për vaksinim

0
93

Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar, ose e thënë ndryshe 30 herë më shumë raste sesa viti 2022. Këtë gjë e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa bërë thirrje për një fushatë “urgjente” të vaksinimit. “Ne kemi në rajon jo vetëm rritje 30-fish më të lartë të rasteve me fruth, por pothuajse 21.000 hospitalizime dhe pesë vdekje të lidhura me fruthin. Kjo është shqetësuese”, tha OBSH-ja.

Rusia dhe Kazakistani kanë regjistruar më së shumti raste, përkatësisht nga 10.000 raste secila. Evropa Perëndimore, Britania po ashtu kanë regjistruar 183 raste. Niveli i vaksinimit kundër sëmundjes ka rënë gjatë pandemisë COVID-19. Ndaj, për të parandaluar përhapjen në masë të madhe, kërkohet që vijohet sa më shpejt me procesin e vaksinimit.

Afër 1.8 milion foshnja në rajonin e Evropës që mbulon OBSH-ja nuk ishin vaksinuar mes viteve 2020 dhe 2022. “Është e rëndësishme që të gjitha shtetet me shpejtësi të detektojnë rastet dhe të përgjigjen shpejt ndaj shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të vënë në rrezik përparimin e bërë drejt eliminimit të fruthit”, tha OBSH-ja. Niveli i vaksinimit kundër fruthit po ashtu ka rënë në nivel global.