Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës pohuan se shqetësuese për ta është edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në terësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit. Kompanitë e blojës në vend shpjeguan se prej 1 viti ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmëroijnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.Disa furra rritën çmimin me 10 lekë; Paralajmërohet rritje në të gjithë tregun, nëse shtrenjtimi i miellit nuk ndalet
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave thanë për Monitor se rritja e çmimit me 10 lekë prej 2 javësh ka qenë individuale. Nëse rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë, shtrenjtimi i bukës në të gjithë tregun është i pashmangshëmEnde nuk ka rritje të çmimit të bukës nga të gjithë operatorët. Të tjerë janë përpjekur që të amortizojnë koston e lartë, por gradualisht rritja për 10 lekë për bukë pritet të nisë në të gjithë tregun, nëse do të vijohet me rritje të çmimit të grurit”, pohuan anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës.
Shtrenjtimi i grurit 65% në bursa rrit çmimin e miellit në tregun vendas
Çmimi i lartë ka ndikuar të kostot e miellit. Në krahësim me rritjen e lartë të çmimit të grurit, mielli është rritur 10-12%. Pra nga 50 lekë/kg mielli është bërë 55 lekë/kg përgjatë muajit gusht. Rritja pritet të shkojë më tutje, pasi nuk arrin të mbulohet kjo diferencë, pavarësisht rezervave që kanë kompanitë. Rritja tjetër do të jetë e pashmangshme.Çmimi më i lartë te produktet e brumërave këtë vit pritet të jetë te makaronat. Arsyeja është dyfishimi i çmimit të grurit të fortë për prodhimin e makaronave.Vjet në vendin pas hapjes të ekonomisë konsumi më i lartë ndër produktet e shportës ishte për makaronat.