Është anormale që në Kiev ka gjatë gjithë kohës zhurma të çuditshme. Zhurma nga pajisjet e punëtorëve e thjeshtë të cilët përpiqen që të rregullojnë rrugët e Kievit dhe nga ana tjetër zhurmat e shpërthimeve që vijnë nga veriu i vendit.
Zyrtaret e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar kanë vlerësuar se shumica e forcave ruse tashmë janë në periferi të kryeqytetit.
Shqetësimet janë se ata po përgatiten të kryejnë një sulm në shkallë shumë më të madhe në qytet. Ata po përgatiten që ta rrethojnë gjithashtu, siç po shohim në vende të ndryshme të Ukrainës, raporton BBC.
Megjithatë ende nuk është bërë e qartë nëse forcat ruse i kanë kapacitetet për ta hedhur këtë hap në realitet. Kjo edhe sepse ata po përballen me rezistencë të ashpër dhe të fortë ndërsa përpiqen të depërtojnë në qytet.
Pavarësisht prej kaosit që po ndodh, ka edhe tregues normaliteti siç është riparimi i rrugëve nga punëtorët.