Një situatë e pazakontë e rritjes së nivelit të ujit të lagunës së Laguna e Nartës.
Prifti i Manastirit, Jani Tereziu, lidhur me situatën e krijuar në lagunë e ka cilësuar fenomenin si të pazakontë dhe të rrallë për zonën. Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të përmbytjes është bllokimi i kanalit të madh shkarkues të lagunës, i cili prej kohësh nuk po funksionon siç duhet për të larguar ujin drejt detit. Ai theksoi se reshjet e shumta të shiut kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të ujit, por problemi kryesor mbetet mungesa e shkarkimit normal.
“Është një situatë që nuk e kemi parë më parë në këto përmasa. Uji nuk ka dalje dhe për pasojë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të tëra,” u shpreh prifti.


