Rritet numri i të papunëve në Elbasan

0
191

Papunësia është një nga fenomenet me të mprehta sociale. Elbasani mbetet një nga qarqet me nivelin më të lartë të papunësisë. Pandemia ka ndikuar në rritjen e të papunëve. Sipas shifrave zyrtare në vitin 2020 ka rreth 1800 persona më shumë të papunë krahasur me një vit më parë.

Sipas shifrave zyrtare të lëshuara nga Zyra Rajonale e Punës në Elbasan vërehet një rritje e theksuar e të papunëve duke krahasuar vitin 2019 dhe vitin 2020.

Në vitin 2019 për rajonin e Elbasanit rezultojnë 9115 të pa punë ndërsa në vitin 2020 janë 10892 të papunë . sipas një llogaritje të thjeshtë rezultojnë 1777 më shumë të pa punë për një vitë në rajonin e Elbasanit ku përfshihen 4 bashki Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin.

Nëse bëjm një krahasim vetëm në bashkin e Elbasanit gjatë vitit 2019 kemi 5728 të pa punë ndërsa për vitin 2020 kemi 6883 të pa punë, ku në vitin 2020 kemi një rritje të të pa punëve me 1155 më shumë të pa punë. E njëjta situatë është dhe në bashkitë Gramsh ku këtë vit rezultojnë 101 më shumë të pa punë, Librazhd 530 më shumë të pa punë ndërsa bashkia Peqin ka 8 më shumë të pa punë krahasuar me një vit më parë .

Bashkia Librazhd zë vëndin e dytë në rajonin e Elbasanit si bashkia me më shumë të pa punë për këtë vit. Çdo ditë në zyrën e punës në Elbasan ka fluks qytetarësh të cilët paraqiten pranë kësaj zyre për një vend pune, ose për të bërë vulojsen e librezës së papunësisë . Ky vit pandemik vecse e ka përkeqësuar ekonominë e tyre familjare

Në zyrën e punës Elbasan janë 1461 vënde të pune të lira të hapura që prej shtatorit të ketij viti ku sipas zyrës së punës në Elbasan vëndet e lira të punës janë 78% të vëndeve të punës në zejtari dhe zanatçi dhe profesione të lidhura me të, 5% janë specialistë të arsimit të lartë, 5% punonjës në industri dhe 10% profesione Elementare për vitin 2020. Mos patja e një profesioni dhe pagat e ulëta detyron qytetarët të emigrojnë jashtë vendit./elbasaniflash.al