Rritet paga minimale në Gjermani, një orë pune do të paguhet 12 euro

0
118

Parlamenti gjerman ka miratuar rritjen e pagës minimale në 12 euro në orë, duke përmbushur një premtim kyç të bërë nga kancelari Olaf Scholz gjatë fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.

Rritja prej gati 15% do të hyjë në fuqi në 1 tetor. Sipas qeverisë, janë rreth 6.2 milionë njerëz në Gjermani që punojnë për më pak se kaq.

Ky minimun u prezantua në vitin 2015 falë socialdemokratëve të Scholz-it, të cilët në atë kohë ishin partnerë të vegjël në qeverinë e kancelares konservatore Angela Merkel.

Ministri i Punës Hubertus Heil i tha parlamentit se rritja e pagave në 1 tetori mund të jetë më e madhja që 6 milionë gjermanë kanë parë ndonjëherë gjermanët. Shumica e tyre janë punëtorë nga Gjermania Lindore ish-komuniste, e cila mbetet më pak e begatë se Gjermania Perëndimore më shumë se tre dekada pas ribashkimit.