Rritja e çmimeve, Berisha: Qeveria palë me grupet mafioze. Jeni grup shushunjash që po iu thithni gjakun shqiptarëve

0
133

Sali Berisha në fjalën e tij që ka mbajt në Kuvend, është shprehur se qeveria është bërë njësh me grupet mafioze.

Në fjalën e tij ai ka lëshuar akuza ndaj qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve, duke u thënë se po u vjedhin para shqiptarëve.Sali Berisha: Qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekulimit dhe e tërë platformë e shpallur për kontrollin e çmimeve është platformë për grabitjen e qytetarëve. Bisedoni me pastiçertë, me bukëpjekësat, çfarë thonë? A e kuptoni sot se çdo shqiptarë sheh një grup shushunjash që u janë vërsulur në xhepat e tyre  dhe po u thithin gjakun. Po u jepni vetëm thërrimet që i vidhni. Nuk është përgjegjësia ime që po u thithni gjakun qytetarëve.