Rritja e çmimit të naftës/Drejtuesi politik i Elbasanit ,Damian Gjiknuri thotë se përdor biçikletë

0
114

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë rritjen zinxhirë të të gjitha çmimeve.  Qytetarët kërkojnë që qeveria të reflektojë pasi kosto e jetesës në vend është bërë e papërballueshme madje dje u mbajt një protestë para kryeministrisë dhe është njoftuar që protestat do të vijojnë edhe sot.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama ende nuk është i bindur për të ndërhyrë në zbutjen e ndikimit në rritjen e çmimeve. Madje ai paralajmëroi dje edhe për energjinë, duke shtuar se në bursa po shtrenjtohet çmendurisht energjia.

Po çfarë mendojnë deputetët?

Ish ministri i infrastrukturës dhe Energjisë aktualisht  deputet dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së është i të njëjtit mendim me planin e qeverisë për kursim dhe lëvizjen sa më pak me makinë.

“Unë përdor biçikletë” u tha ai gazetarëve të cilët e pyetën para se të hynte në Kuvend.

Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj thotë se “qeveria duhet të marrë masa për rritjen e çmimit të naftës”.

ora tv