Rritja e rasteve me COVID-19/ MSH ,apel pushuesve të zbatojnë masat

0
275

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi sot që çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithë pushuesit të zbatojnë protokollin e masave anti-COVID-19 përgjatë gjithë sezonit veror.

Sipas Ministrisë, stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Ministria e Shëndetësisë kërkon që të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

“Të tregohet kujdes në përdorimin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike.

“Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore”, thuhet në njoftim.atsh