Rritje e punësimit në bujqësi me 20% në 6-mujorin e parë të vitit

0
165

Punësimi në sektorin rural shënoi një përmirësim të ndjeshëm edhe në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, (ISSH) kontributet e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë u rritën 20%, për periudhën janar-qershor 2021.

Në sektorin rural në janar-qershor 2021 janë punësuar me sigurime rreth 52 mijë persona, ose 8672 persona më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, politikat e zhvillimit dhe programet e financimit të drejtëpërdrejtë të fermerëve kanë nxitur angazhimin e fermerëve në aktivitete të ndryshme rurale, nga prodhimi bujqësor, blegtoral, agrobiznesi e deri deri tek agroturizmi.

Sipas tyre, fakt është që tashmë ekonomitë rurale krahas modelit të vetëpunësimit familjar po orientohen në zgjerimin e punësimit në mbi 10 persona, në varësi edhe të zhvillimit të aktivitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e angazhimit me punë në këtë sektor

atsh