Panorama”.al ka siguruar programin e qeverisë “Rama 3”, i cili do të prezantohet ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama.
Për prezantimin e programit politik të mandatit të tretë janë parashikuar 4 orë fjalim nga Kuvendi, ku Rama do të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.
RRITJA E PAGAVE
Qeveria Rama pritet të rrisë pagat e punonjësve të administratës në mandatin e tretë qeverisës.
Duke nisur nga muaji Korrik i vitit 2022, pritet te rritet gradualisht dhe ne menyre te pershkallezuar pagat e administrates si me poshte:
Rriten pagat e mesuesve, mjekeve dhe infermiereve me 40% deri ne fund te mandatit te trete.
Rriten pagat e punonjesve te administrates publike me 30% deri ne fund te mandatit te trete.
Rritet paga mesatare ne administrate, nga 72 mije leke ne muaj ne 85 mije leke ne muaj deri ne fund te mandatit te trete.
Në program thuhet se qeverisja do te mbeshtetet ne 5 shtylla kryesore:
“Mandati i tretë organikisht nis me objektva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore:
1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që
krijon shanse për të gjithë.
3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,
bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet
në botë”.