Rrufeja godet Ujësjellësin , lë pa ujë qytetin

0
288

Një rrufe që ka goditur stacionin e pompave në zonën e Dobraçit ka lënë pa ujë qytetin e Shkodrës.  Që prej orës tre të mëngjesit, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe OSHEE-së po punojnë për të riparuar dëmin e shkaktuar.

“Nga momenti në moment pritet që të rregullohet dhe të ketë furnizim me ujë për të gjithë qytetin duke qenë se ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve të qarkut Shkodër dhe të OSHEE-së kanë punuar që nga ora tre e mëngjesit për të bërë të mundur riparimin pasi rrufeja goditi stacionin e pompave në zonën e Dobracit, i cili furnizon të gjithë qytetin e Shkodrës.

Një pjesë e qytetit, duke qenë se ka ndodhur gjatë natës, dhe tubacionet e shpërndarjes së ujit kanë qenë të ‘karikuara’ me ujë ka vijuar furnizimin deri në zbrazjen e plotë. Ndërkohë që në këto momente pjesa më e madhe e qytetit nuk ka furnizim me ujë. Nga njoftimi i fundit, kemi me një rikthim brenda pak minutash.”, raportoi gazetari./abcnews.