Rruga me gropa e spitalit, në Elbasan mungojnë investimet në akset kryesore

0
224

Rruga që lidh lagjen “5 Maji” me qendrën e Elbasanit dhe spitalin rajonal prej vitesh është në këtë gjendje.

Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge gjenden gropa dhe kanale që ua vështirësojnë lëvizjen banorëve çdo ditë.

Ata thonë se këtu nuk ka patur  asnjë investim.

“Rruga nuk është shtruar.”

“Shumë problem, rruga është sikurse e shihni dhe atje lart dhe këtu. Asnjë herë nuk është shtruar.”

Rruga me gropa e spitalit, në Elbasan mungojnë investimet në

Gjendja e saj prej vitesh ka sjellë shqetësimin edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilëve u duhet të kalojnë në këtë aks pasi është një rrugë lidhëse.

“Shumë problem, rruga është e ngushtë, lëvizjet janë të shpeshta”.

“30 vjet kjo rrugë ka mbetur kështu, nuk e dimë çfarë do të bëhet. Taksirat ne që kemi makinat që i vuajmë me shpenzime dhe të gjitha.”

Pavarësisht kërkesave të banorëve prej vitesh, duket sikur fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër .

Ora news