Rruga “Qemal Karaosmani” në lagjen Haxhias të Elbasanit vazhdon të jetë e amortizuar që nga shtatori për shkak të punimeve për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Banorët ankohen për dëmet në automjete dhe pluhurin apo ujin në rrugë, ndërsa Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve deklaron se punimet do të rifillojnë sapo të përmirësohet moti.
Prej shtatorit të vitit të kaluar, rruga “Qemal Karaosmani” në lagjen Haxhias të Elbasanit është lënë e amortizuar për shkak të punimeve të projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Gropat dhe çarjet në rrugë janë kthyer në shqetësim për banorët dhe automjetet që detyrohen të kalojnë aty.
Syri TV u interesua për këtë problem pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime në Elbasan, e cila deklaroi se punimet do të rifillojnë sapo moti të ngrohet, për të vijuar me hedhjen e shtresës së parë të asfaltit. E njëjta situatë është prezente edhe në shumë rrugë e kanalizime të tjera të qytetit.
© SYRI.net