Rruga Tiranë-Elbasan, 373 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve

0
200

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 373 102 852.2 lekësh.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.