Rrugët me gropa të Elbasanit/ Lagjia e lënë në harresë nga bashkia

0
277

Rugët e pashtruara, gropat dhe mbeturinat janë panorama e përditshme e banorëve të lagjes Emin Matraxhiu në Elbasan .

Në këtë lagje të lënë në harresë mungojnë rrugët dhe ndriçimi ndërsa plehrat dhe gropat janë bërë të zakonshme.

Të moshuarit shqetësohen edhe për ndriçimin i cili mungon në të gjithë lagjen.

“Nuk ka ndriçim natën këtu, ne kemi frikë të kalojmë natën se jemi pleq. Rruga është shumë keq, ka kaq vite që kjo rrugë nuk është shtruar, ka 10 vite në këtë gjendje”, shprehen banorët.

Banorët e tjerë shprehen se janë harruar nga Bashkia e Elbasanit, e cila nuk ka vënë dorë në lagjen e tyre.

“Këtu u bënë shumë vite që vijnë vetëm për fushatë, kur duan votat vijnë e na thonë do bëhet  kjo  do bëhet ajo, por janë vetëm premtime boshe. Këtu pak shi të bie dhe nuk kalohet më”, shprehen banorët.

Lagjia ka një numër të madh banorësh, por situata është më e vështirë për fëmijët  që duhet të kalojnë përdit  në këto rrugë me pluhur apo dhe me shi.

ora news