Policia rrugore po përdor vëzhgimin me dron për ndëshkimin e kundravajtësve në qarkullim. Specialistët e policisë shpjeguan për Ora News se disa oficerë janë trajtuar për këtë sektor e ndërsa pritet që në ditet ne vijim dronët të shtohen në kryqëzime por edhe në segmente problematike.Deri tani shkeljet më të shpeshta të konstatuara kanë qenë ato të mosrespektimit të rregullavë në rreth-rrotullime.
Policia rrugore po përdor vëzhgimin nga lart për dokumentimin e shkeljeve rrugore brenda qytetit në Tiranë.
Sipas specialistit të menaxhimit të trafikut urban, Gerhard Baka, këto dronë nuk do të jenë vetëm në kryqëzime por edhe në akse ku dyshohet se shoferët shkelin rregullat.Jo vetëm në kryqëzime, droni do të përdoret në terësinë e shkeljeve që janë determinante për ngjarjet rrugore.”
Sipas Bakës, policia e qarkullimit është e pajisur me 5 dronë ndërsa kjo flotë pritet të shtohet me qëllim zgjerimin e kapaciteteve vëzhguese.
“Janë mbi 5 copë në administrim, peresim të vijnë të tjerë. Nuk do të jenë në përdorim 24/24, por do të jenë në ato orare dhe flukse që ne mendojmë se janë realisht një zgjidhje për ne.”Në këtë interval kohor janë gjobitur 1092 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 3303 drejtues mjetesh.
Për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara jane pezulluar 258 leje drejtimi.