Policia Rrugore ka vepruar me dorë të hekurt duke gjobitur me 40 mijë lekë automjetin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj është gjobitur pasi ka përdorur fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, si edhe për parkim të gabuar.
Gjithashtu dorës së hekurt të policisë rrugore nuk i kanë shpëtuar as deputetë dhe efektivë që parkojnë gabim.
Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.
Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.
Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!