RTSH VIJON LARGIMET E PADREJTA TË GAZETARËVE NGA PUNA

0
52

Nuk kanë fund çudirat në RTSH, pas largimit të dhjetërave punonjësve nga puna gjatë verës radio televizioni Shqiptar vijon me fushatën e shkarkimeve të padrejta nga puna të gazetarëve. Pa asnjë justifikim dhe asnjë shkak RTSH ka shkarkuar nga detyra gazetarin dhe autorin e emisionit të mëngjesit “Mirmëngjes Shqipëri” Ardit Murataj i cili jo vetëm që nuk ka kryer asnjë shkelje por ka zbatuar me përpikmëri kontratën e firmosur duke i qëndruar besnik punës së tij të përditëshme. Duke sfiduar vështirësit Ardit Murataj si autor e mandej si prezantues i emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” riktheu vëmendjen e shikuesve ndaj RTSH duke e bërë këtë program ndër më të ndjekurit me qindra mijra shikime në rrjetet sociale.Largimin e tij të padrejtë nga puna Murataj e ka njoftuar edhe ne rrjetet e tij sociale duke bërë të ditur se ashtu si pjesa më e madhe e kolegëve do ti drejtohet instancave ligjore për veprime të mëtejshme.

Deklarata e plotë:

Një vendim sa i çuditshëm aq edhe qesharak, por që tashmë gjëra të tilla nuk janë më lajm në RTSH, pasi po bëhen çdo ditë e më të shpeshta. Radio Televizioni Shqiptar prej vitesh është kthyer në një media që duket se e ka humbur thelbin e gazetarisë cilësore. Ish-kreu i RTSH-së, Thoma Gëllci u arrestua për shpërdorimin e qindra mijëra eurove. Pas shumë detabesh Alfred Peza  dha dorëheqjen si drejtor i RTSH-së post që vetëm pak ditë më parë e mori Aurora Polo (e komanduar) e cila duket se do të vijojë fushatën e lërgimeve të tjera të atyre pak profesionistëve që i kanë mbetur televizionit publik shqiptar.