“RTV Ora u godit kur tentoi të jetë kritike”, Olli: Pushteti i qeverisë i pakufizuar ka kulaçin edhe kërbaçin

0
107

Një qeveri më pushtet të pakufizuar së fundmi duket se po vë në rrezik dhe mediat. Kemi parë ligje që shkojnë në kundërshtim me fjalën e lirë, shantazhe publike, kërcënime ndaj portaleve dhe kulmon me mbylljen e RTV ORA.

Eksperti i komunikimit Leonard Olli në një intervistë për Ora Neës tha se është ndër të arët që e ka ngritur shqetësimin për pushtimin e lirisë së medias.

Leonard Olli: Unë jam nga të paktët që që në 2014 kam ngritur shqetësimin jo vetëm në raport me pushtimin e lirisë së medias por dhe në raport me shtetin ligjor e të së drejtës. Shtet ligjor kanë pasur edhe diktaturat nazi-fashiste., problemi qëndron a janë ligjet konform të drejtës ndërkombëtare. Ka me dhjetra tentativa për të krijuar një diktaturë.

Sa i përket vendimit të gjykatës për mbylljen e RTV Ora ai thotë se shumë vendime të kësaj kategorie janë nën presion.

Leonard Olli: Unë mendoj se shumë vendime të kësaj kategorie janë nën presion. Para pak kohësh patëm përplasjen e kryeministrit dhe të organeve të shtetit me një televizion tjetër. Nëse nuk kemi depozitime për evazion fiskal do të thotë se ky ka qnë një presion i drejtpërdrejtë. Në rastin konkret të gjitha këto dëshmojnë që unë kam edhe kulaçin edhe kërbaçin. Një vendim i caktuar kush më siguron mua që nuk është marrë nën presion?

Leonard Olli thotë se vazhda e skandaleve është shumë e rëndë sa kemi filluar që të mësohemi me të keqen por e keqja thotë ai është shumë e rrezikshme kur vjen tek media.

Leonard Olli: Në periudhën e pandemisë shteti u drejtua nga Facebook i kryeministrit dhe kur dilje në rrugë kur ju thojë policëve më jep aktin normativ thonin “E ka shkruajtur kryeministri në Facebook”. A e kuptoni se ku kemi shkuar? Por këtu ngaqë vazhda e skandaleve është shumë e rëndë kemi filluar që të mësohemi me të keqen. E keqja është shumë e rrezikshme kur vjen tek media.

Olli u shpreh se në momentin që RTV Ora apo dhe media të tjera kanë tentuar të jenë kritike janë goditur

Leonard Olli: Gjithçka nuk vjen nga një vendim gjykate, janë gjithë elementët përbërës përpara se të arrijmë te një vendim gjykate dhe gjithë sjellja e caktuar përpara se të arrijmë në një sektor. Media sado të jetë nën presionin qeveritar është e detyruar dhe nga presioni qytetar të thotë disa të vërteta. Kur RTV Ora dhe media të tjera kanë tentuar të jenë kritik për situata të caktuara atëherë vjen edhe goditja. Nëse do të heshtim sot e sigurt që diktatura ka hyrë këmbëkryq në Shqipëri.