2 persona janë vrarë nga bombardimi i një shkolle në Ukrainë nga forcat ruse.
Guvernatori i Luhanskut ka deklaruar se dy persona u vranë dje nga bombardimi rus në një shkollë.
Serhiy Gaidai tha se shumë njerëz ishin strehuar në ndërtesë pasi streha e qytetit për t’u mbrojtur nga bombat ishte shkatërruar më parë.
Rreth 60 persona mbetën nën rrënoja pas bombardimeve, raportoi Reuters.