Ministria ruse e mbrojtjes fajëson për sulmin në uzinën e Zaporizhzhia diversantët ukrainas, duke e quajtur atë një “provokim monstruoz”.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se objekti po funksiononte normalisht dhe pretendoi se zona ishte nën kontrollin rus që nga e hëna.
“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” tha Konashenkov.
“Më 4 mars, rreth orës 2 të mëngjesit, gjatë një patrullimi në territorin e ruajtur pranë uzinës, një patrullë e lëvizshme e Gardës Kombëtare u sulmua nga një grup sabotazhi ukrainas,” shtoi ai, shkruan Al Jazeera.
“Për të provokuar zjarrin e ndërtesës, u hap zjarr i rëndë me armë të vogla ndaj ushtarakëve të Gardës Kombëtare Ruse nga dritaret e disa kateve të një kompleksi stërvitor që ndodhet jashtë termocentralit.”
Konashenkov tha se patrulla ruse iu përgjigj zjarrit për të shtypur sulmin dhe “grupi sabotues” braktisi kompleksin stërvitor, duke i vënë flakën ndërsa largoheshin.