Rusia ka futur në listën e zezë të gjithë liderët e Bashkimit Evropian. Ky vendim vjen pas sanksioneve të vendosura nga vendet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për të dënuar pushtimin e Ukrainës.
Më herët në një lëvizje për të goditur sanksionet perëndimore, Vladimir Putin ka kërkuar që vendet që blejnë gaz nga Rusia duhet të paguajnë në rubla ose kontratat e tyre nuk do të respektohen
Në një deklaratë televizive, Putin tha se ndryshimi ishte krijuar për të “forcuar sovranitetin e Rusisë”.