Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, thonë zyrtarë të këshillit të qytetit.
Sipas njoftimit, pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.
Ky këshill u ka bërë thirrje banorëve që të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi
Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se ata kanë vendosur të tërheqin qytetarët dhe të ndalojnë evakuimin, pasi aktualisht nuk ka siguri.
Orlov i tha BBC-së se ka granatime të vazhdueshme në Mariupol.
“Nuk është e sigurt të kalohet nëpër atë rrugë për shkak të këtyre granatimeve”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria ukrainase është duke biseduar me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit.