Rusia përmend sërish Kosovën: Pse i lejohet të kenë pavarësi, ndërsa rusëve në Ukrainë jo?

0
131

Rusia përsëri ka përmendur shqiptarët pas takimit me palën ukrainase në Turqi. Ministri i Jashtëm rus e quan të drejtë pavarësinë e Kosovës duke e krahasuar me rajonet separatiste në Ukrainë, megjithëse ende nuk e njeh si shtet.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pas takimit me homologun e tij ukrainas nuk ka ngurruar sërish që të përmendë shqiptarët.

Ai iu referua pavarësisë së Kosovës dhe bëri një paralelizëm me rusët në Ukrainë.

Lavrov: Kur Kosova shpalli pavarësinë, perëndimi e duartrokiti. Por përse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, ndërsa rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga perëndimi.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që pala ruse përmend shqiptarët.

Moska ka pretenduar edhe më herët se në Ukrainë po vijnë për të luftuar mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Ministria e Jashtme në Tiranë e përgënjeshtroi menjëherë deklaratën e Moskës.