Rusia po përgatitet të godasë Kievin

0
142

Ushtria ruse ka marrë nën kontroll disa qytete ukrainase dhe tani duket se objektivi është kryeqyteti. Qindra mjete ushtarake janë nisur drejt Kievit që nga mëngjesi dhe kanë paralajmëruar se do të sulmojnë pikat strategjike.

Afro 40 kilometra ishte autokolona e mjeteve ushtarake ruse mëngjesin e së martës ndërsa drejtoheshin për në kryeqyteti.

Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi qytetarët e Kievit që të largoheshin pasi do të shkatërronin infrastrukturën e inteligjencës së vendit.

Forcat ruse tashmë kanë marrë pjesën veriore të kryeqytetit deri në kufirin bjellorus, përfshirë termocentralin e Çernobilit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko ka njoftuar se ushtria ruse ndodhet në periferi të kryeqytetit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë për të mbrojtur vendin.

Rusët kanë marrë në kontroll pothuajse të gjithë qytetin e Kersonit dhe pjesërisht atë të Karkovit dhe zonave pranë tij.

Ushtria ruse ka njoftuar se ka nën kontrollin e saj portin e Mariupolit dhe se vijon të mbajë nën kontroll rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donjeckut.