UKRAINË-Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit mbi luftën, ku thuhet se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv e Mariupol.
Në njoftim thuhet se ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug drejt Odesës – porti më i madh i vendit.
Ndërsa Rusia përpiqet të përparojë, ajo po përballet me humbje të mëdha për shkak të rezistencës së fortë ukrainase.
/abcnews.al