
Greqia është ofruar për të ndihmuar Ukrainën me rindërtimin e maternitetit të qytetit të Mariupolit, i cili u shkatërrua nga bombardimet e trupave ruse.
Lajmi ne ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një postim në Twitter, ndërsa shprehet se Mariupoli është “qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini deklaroi se Italia ishte “gati të rindërtonte” teatrin e qytetit.
“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Twitter.
Materniteti u sulmua nga trupat ruse nga ari, teksa në të po qëndronin dhjetëra gra shtatzëna dhe foshnja të porsalindura. Nga sulmi mbetën të vdekur 3 persona. Teatri nga ana tjetër, përdorej si strehë për evakuimin e civilëve, por ushtria e Putinit e sulmoi barbarisht duke e shkatërruar plotësisht.
