Rusia shpall armike Shqipërinë

0
265

Rusia po përgatit viza për qytetarët e vendeve që i konsideron si “armiqësore”.

Kështu, po përgatitet një dekret vizat, i cili do të kufizojë hyrjen në Rusi të qytetarëve të “vendeve armike me Rusinë”.

“Po përgatitet një dekret për hakmarrjen e vizave, i cili do të kufizojë hyrjen e qytetarëve të vendeve armike në Rusi”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Qeveria ruse ka miratuar më parë një listë të vendeve dhe territoreve që po kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj

Në listë përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, si dhe Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia , Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Vendet dhe territoret në listë i vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë.

.