Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonin lindor në Donetsk dhe Luhansk.
Lajmi u bë i ditur nga ushtria ukrainase.
Forcat ruse kanë sulmuar mbi 40 qytete në Donetsk dhe Luhansk duke shkatërruar mbi 47 vende civile ku përfshiheshin 38 ndërtesa dhe një shkollë.
Nga bombardimi pesë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën.
Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në marrjen e rajonit të Donbasit, duke dërguar mijëra trupa në rajon e duke sulmuar nga të treja anët.
Guvernatori i Luhanskut Serhy Gaidai ka deklaruar se forcat ruse kanë shkatërruar çdo gjë në rajon, përveç një ure mbi lumin Donetsk duke paralajmëruar se rajoni është në rrezik për tu marë prej tyre.