“Rusia të zbresë me çfarë emri të dojë në fushë, ne nuk luajmë ndaj tyre”

0
138

Sanksionet e FIFA-s ndaj Rusisë nuk mjaftojnë për Poloninë që të zbresë në fushë për playoffin e Botërorit.

Qeveria e futbollit botëror vendosi që Rusia të luajë në fushë neutrale pa flamur, himn dhe pa emrin e saj por një tjetër reagim nga Federata Polake ka goditur sërish këto sanksione.

“Vendimi nga FIFA është i papranueshëm për ne. Në rrethanat aktuale, nuk jemi të interesuar në lojën e paraqitjeve. Pozicioni ynë mbetet i njëjti: Kombëtarja polake NUK DO TË LUAJË kundër Rusisë në playoff, pavarësisht emrit të skuadrës ruse”, është deklarata e fortë e presidentit të Federatës Polake, Cezary Kulessa.

Ai i referohet faktit se Rusia nuk do të luajë me emrin e saj por me “Bashkësia e Bashkuar e Futbollit të Rusisë. /Ora News/.