Sa është numri i të burgosurve në vendin tonë prej vitit 1990? Zbardhet shifra e lartë

0
53

Episodi i 12 i podkastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën Amerikane Tiranë, titullohet “Mundësia e dytë”.

A ka apo jo një mundësi të dytë dhe cilat janë pasojat që e presin këdo që mbyll një kapitull me gjykatat dhe ligjin? Dhe si rastin tipik ju sjellim rastin e një fëmije, i cili pasi u arrestua në 2006 duke vjedhur, vendosi të bëhet prokuror.

I frymëzuar ndoshta nga prokurori që e hetoi kur ishte fëmijë, Shiqiri Manjani ndryshoi rrugë nga ky çast. Ai studioi dhe e arriti ëndrrën e tij, u shpall fitues në Shkollën e Magjistraturë

Por më pas me një formular  dekriminalizimi përpara, ai kuptoi se e kaluara do ta ndjekë gjithë jetën ndonëse është rehabilituar me ligj.

Meqënëse kushdo që fiton Magjistraturën kontrollohet nga Këshillat, Manjani shkroi mbi fëmijërinë e tij dhe aty pa se si u skualifikua  menjëherë. Duke humbur të drejtën për t’u bërë prokuror,  33 vjeçari iu drejtua gjykatave, midis tyre edhe Kushtetueses të cilës i kujtoi se ka qenë i mitur në kohën kur është hetuar dhe se është  një shtetas  i rehabilituar.

Por Gjykata Kushtetuese vlerëson se kushdo që hyn në drejtësi  pritet që të jetë i virtytshëm një kriter që kandidati nuk e përmbushi për kriterin e pastërtisë.

Rasti “Manjani” ka ngritur pikëpyetje mbi koncepte si rehabilitimi. Për  më tepër kur në Shqipëri numri i shtetasve të dënuar është mjaft i lartë. Zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë për Qendrën “FOL” se nga 1990 e deri më tani janë dënuar dhe për pasojë kanë bërë burg 380 mijë shtetas.

 

Top Channel