Sa ndihmojnë arrat për shëndetin e zemrës dhe sasia që duhet të konsumoni

0
147

Arrorët, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Arrorët përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe shumë ushqyes të tjerë. Për më tepër, ato mund t’i konsumoni ndërmjet vakteve shumë lehtë, ndonëse përmbajnë shumë kalori.

Për këtë arsye, AgroWeb.org rekomandon që të jeni të kursyer në racione. Pavarësisht kësaj, arrat janë më të mira se sa një ushqim tjetër me yndyrë ose kripë.

A e ndihmojnë arrat zemrën?

Arrorët janë të mirë për shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Ato mund të quhen të rrezikshme vetëm nëse jeni alergjikë ndaj tyre, në të kundërt duhet t’i bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Një nga mënyrat se si arrorët ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e zemrës është se ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut. Ngrënia e tyre ndihmon në uljen e gjasave të mpiksjes së gjakut falë së cilës zemra pëson një atak fatal.

Vlerat fantastike të arrorëve

Arrorët janë të pasur me proteina, por edhe disa prej substancave më të shëndetshme si më poshtë:

Yndyrnat e pangopura

Yndyrnat e mira që gjenden te arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Acidet yndyrore Omega-3

Këto acide gjenden kryesisht tek peshqit dhe arrorët.

Acidet yndyrore janë të shëndetshëm për zemrën dhe mbi të gjitha parandalojnë luhatjet e rrezikshme të rrahjeve të zemrës.

Fibra

Të gjithë arrorët përmbajnë fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit.

Fibra luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Vitamina E

Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut e cila shkakton sëmundje koronare.

Sterolet Bimore

Këto substanca ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ato shtohen në produkte si margarina ose lëngu i portokallit për t’i bërë ato më të shëndetshme.

Këto substanca gjenden natyralisht edhe tek arrorët.

L-Arginine

Kjo substancë përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe i bën ato më fleksibël dhe më pak të rrezikuar nga problemet në qarkullim.

Sasia e shëndetshme e arrorëve

80 përqind e përmbajtjes së arrorëve janë yndyrna.

Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave janë të shëndetshme, ato duhen ngrënë pa e tepruar.

Sasia e shëndetshme është 4 racione 40 gramëshe me arra në javë.

 

Top Channel