Sa ndryshe! Ja si dukej Kejvina Kthella vite më parë dhe totalisht brune

0
747

Modelen e njohur shqiptare, Kejvina Kthella jemi mësuar ta shohim gjithmonë në çdo dukje të saj bionde.

Por vite më parë, atëherë kur ende s’kishte provuar të luante me flokët e saj dhe mbante akoma ngjyrën origjinale, Kejvina ishte një brune.

Në InstaStory, modelja ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, atëherë kur ishte në fillimet e modelingut dhe dukej gjithashtu shumë ndryshe nga sot.

Kejvina shfaqet më e vogël, me flokët brune të mbledhura bisht dhe një trup shumë të tonifikuar dhe asokohe.

Ajo ka pozuar me dy vajza të tjera gjithashtu modele dhe duket se kanë qenë në një sfilatë, pasi mbajnë numra në bikinit e tyre.

Fillimet e modeles janë në Itali, ku ka jetuar prej vitesh.

Ajo është marrë me modeling që në moshën 14-vjeçare dhe ka punuar për agjenci të ndryshme në shtetin fqinj.

realnews