Sa po e shet Angelina Jolie makinën e saj?

0
39

Një Ferrari i vjetër do të kushtonte shumë para për ta blerë. Ky çmim rritet edhe më shumë kur pronari që e shet është një personazh i famshëm i showbizit.

Angelina Jolie, aktorja e famshme dhe një nga femrat më të bukura në botë, vendosi të nxjerrë në shitje makinën e rrallë Ferrari 250 GT që kishte në garazhin e saj. Makina u ndërtua në vitin 1958 në vetëm 353 njësi dhe ishte e pajisur me motorin e famshëm V12 Colombo.

Ferrari 250 GT bëri debutimin e tij në Motor Show në Paris dhe u projektua nga Pininfarina.

Makina e Angelina Jolie ka lëkurë të kuqe në brendësi dhe është e lyer me të zezë nga jashtë. Ka bërë vetëm 10300 kilometra dhe rrallëherë është parë me aktoren amerikane në timon. Ndoshta paraqitja e saj e vetme me 250 GT ishte në një reklamë të Mon Guerlain.

Ferrari i rrallë do të dalë në ankand nga Christie’s, me çmimin që pritet të arrijë në 800,000 euro. Keni kohë deri më 20 Nëntor!