A është mishi i kuq me të vërtetë i dëmshëm për shëndetin tuaj? Ka disa dëshmi shkencore mbi këtë dilemë.
Shumica besojnë se mishi i kuq nuk sjellë ndonjë dëm në shëndetin tonë, dhe e konsumojnë atë disa herë gjatë javës.
Sidoqoftë, studimet e fundit tregojnë se mishi i kuq ka disa rreziqe shëndetësore të cilat duhet të merren parasysh.
Sipas studiuesve, mishi duhet të trajtohet si duhani, me disa studime të cilat pretendojnë se të hash mish të kuq rriten shanset për kancer, sëmundje të zemrës, obezitet dhe vdekje të hershme.
Kështu, ata i këshillojnë njerëzit që të mos e konsumojnë atë shumë shpesh. Ekziston gjithashtu një fakt se njeriu më i vjetër në botë, Susannah Mushatt e cila i bëri 116 vjet në korrik, thotë se ka ngrënë proshutë çdo ditë.
Kështu, cila është e vërteta? Disa ekspertë të pyetur nga The Telegraph kanë shprehur mendimin e tyre mbi atë çfarë besojnë dhe çfarë bëjnë me mishin.
A është i keq për ju si pirja e duhanit?
“Ai krah pule që jeni duke e ngrënë mund të jetë aq vdekjeprurës sa një cigare”, thuhet në një studim, të publikuar në marsin e vitit të kaluar në revistën Cell Metabolism. Studimi kishte gjetur se njerëzit me dieta me proteina të larta shtazore si mish dhe djathë kishin një rrezik të ngjashëm nga kanceri si ata që tymosnin 20 cigare në ditë.
A e rritë rrezikun nga sulmi në zemër?
“Studime të ndryshme e kanë lidhur konsumimin e lartë të mishit të kuq me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës”, thotë Victoria Taylor, nga Fondacioni Britanik i Zemrës.
A e shkakton kancerin ngrënia e mishit të kuq?
Muajin e kaluar, Fondacioni për Hulumtime mbi Kancerin (WCRF) gjeti se konsumimi i mishit të kuq është i lidhur fort me zhvillimin e kancerit kolorektal dhe se duke ngrënë më shumë se 500 gram në javë mish të gatuar viçi, qengji apo derri, rritet në mënyrë të konsiderueshme rreziku për t’u zhvilluar kanceri.
Bota sot